Laberion Since 1996

Kompania “Laberion” është themeluar në vitin 1996 dhe është prodhuesi i parë në Kosovë i lëngjeve natyrale në ambalazh “Tetra Pak”.

InfrastrukturË moderne 3 Brende

Kompania “Laberion” me brendet “DONA”, “EKS” dhe “EKO frut” në kompleksin e vet ka të ndërtuara objekte me kapacitete prodhuese dhe me infrastrukturë përcjellëse shumë funksionale, në sipërfaqe prej 12000 m2 e cila është në rritje të vazhdueshme-paralelisht me shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Rritje e vazhdueshme sukses afatgjatë

Kualiteti i prodhimeve, pajisjet automatike bashkëkohore, personeli i kualifikuar dhe me përvojë 15 vjeçare , përmbushja me kohë e kërkesave, besimi i krijuar gjatë punës së deritashme me furnitorë dhe blerës si dhe afarizmi pozitiv i ndërmarrjes garantojnë sukses të qëndrueshëm dhe afatgjate. Rritja mesatare e prodhimeve gjatë këtyre viteve ka qenë rreth 20% për çdo vit  me tendencë të rritjes së vazhdueshme.

Arti i cilËsisË kontrolli i kualitetit

Kualiteti i lëndës së parë, trajtimi i saj, pastërtia në nivelin më të lartë, kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë në të gjitha fazat e prodhimit, kontrolli i kualitetit në laboratorin e fabrikës, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe institutet tjera te akredituara ne Kosovë, ka ndikuar që lëngjet natyrale, “DONA”, “EKS” dhe “EKO frut” të jenë të një kualiteti shumë të lartë dhe të pëlqyera nga konsumatorët-kërkesat e të cilëve në treg kanë një trend të rritjes së vazhdueshme.

Direkt nga fabrika nË 1650 pika tË shitjes

Kompania “Laberion” momentalisht rrjetin e distribuimit të prodhimeve të veta e ka të shtrirë në tërë territorin e Kosovës, në mbi 1650 pika të shitjes me shumicë dhe pakicë.Distribuimin e të gjitha produkteve për brendet “DONA”, “EKS” dhe “EKO frut” për Kosovë e bën sektori i shitjes drejtpërsëdrejti nga fabrika.

Standarde ndËrkombËtare

Kompania “Laberion” ka të plotësuara të gjitha standardet ndërkombëtare. Aktualisht posedon nivelin e shtatë të standardeve ISO dhe HACCP, ISO 9001:2008 dhe ISO 22000:2005. “Laberion” në garën “Ndërmarrja më e mirë e vitit në Kosovë” të cilën e organizon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , ne periudha te ndryshme ka fituar këto çmime: “Top ndërmarrja e vitit ”, “Ndërmarrja më e suksesshme e vitit në sektorin prodhues”, “Eksportues i vitit për tregun evropian” dhe shumë mirënjohje tjera.

Kapaciteti prodhues mbi 24 000 litra nË orË Tetra pak

Aktualisht në fabrikë janë të instaluara 4 linja automatike, digjitale dhe të kompjuterizuara, prodhim i kompanis me renome botërore “Tetra Pak”, e njohur për prodhimin e teknologjisë moderne të kësaj lëmie. Kapaciteti maksimal mbi 24 000 [l/h] (litra në orë).

Eksport nË EvropË

Eksporton në shtetet e regjionit si në Shqipëri, Maqedoni, BiH, Serbi, Mal të zi dhe ato të BE-së si në Bullgari, Holande, Zvicër, Gjermani etj. me tendencë të depërtimit të mëtutjeshëm në tregjet e vendeve tjera.